Pëlqimet

Unë jap pëlqimin që ClickFinance Sh.A. të mbledhë dhe të përpunojë të dhënat e mia personale në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Pranoj të informohen përmes SMS-it, email-it, dhe të bashkohem në grupet Viber dhe WhatsApp për marrjen e shërbimeve dhe produkteve nga ClickFinance Sh.A.

**** Privatësia e të Dhënave Personale

Për klientët individual ekzistues, të mëparshëm dhe të ardhshëm, si dhe Individët tjerë ndaj te cilëve mblidhen te dhënat personale (që tani e tutje do të referohemi me “Ju”)

Me këtë njoftim dëshirojmë të paraqesim tek ju, përkushtimin tonë në mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe respektimin e privatësisë tuaj në pajtim të plotë me Ligjin nr. 06/l-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikes se Kosoves.

ClickFinance Sh.A. që tani e tutje do t’i referohemi si (“ClickFinance”) nëpërmjet këtij Njoftimi ju ofron të dhëna/informata të detajuara në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Qëllimi i këtij Njoftimi për Privatësinë e të Dhënave Personale është të ju njoftojmë se, çfarë të dhëna personale ClickFinance mbledh për Ju, arsyet pse i përdorim/mbledhim ato të dhëna personale, më kënd i ndajmë ato të dhëna personale, sa gjatë i mbajmë ato të dhëna, cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i realizoni këto te drejta sa i përket te dhënave tuaja personale.

Për zbatimin e të drejtave të juaja dhe marrjen e informatave ne lidhje me të dhënat personale, Ju mund ti merrni këto informata në çdo kohe dhe kurdo që janë të nevojshme për ju, kur ju aplikoni për kredi, aplikim tjetër ose përdorni një produkt apo shërbim të caktuar:

1.Të Dhënat Personale Tuaja që ClickFinance mbledhim dhe Përdorim?

1.1 Në kuadër të aktiviteteve tona dhe për të arritur standard të lartë të produkteve dhe shërbimeve, ClickFinance mund të mbledhë dhe përdorim lloje të ndryshme të të dhënave tuaja personale deri në masën e nevojshme, duke përfshirë:

Informatat e identifikimit si: emri dhe mbiemri, numri personal i identifikimit, vendi dhe data e lindjes, gjinia, fotografia;

Informatat kontaktuese si: adresa postare dhe adresa e postës elektronike (E-mailit), numri i telefonit;

Gjendja familjare si: statusi martesor, numri i fëmijëve;

Informatat mbi edukimin dhe punësimin si: profesioni/shkolla e kryer, punësimi, emri i punëdhënësit;

Të dhënat bankare, financiare si: detaje të llogarisë bankare, pasqyra e llogarisë dhe historia kreditore

Marrëdhëniet me klientin;

Informatat lidhur me aktivitetet tuaja digjitale, përfshire edhe nënshkrimin elektronik.

Të dhënat që lidhen me shprehitë dhe preferencat tuaja:;

Të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona;

Të dhënat nga ndërveprimet tuaja me ClickFinance: në degët tona, faqet tona të internetit, aplikacionet tona, faqet tona të mediave sociale, takimet, thirrjet, bisedat, postat elektronike (e-mailat), intervistat, bisedat telefonike;

Të dhënat lidhur me aktivitetet e lira dhe interesat tuaja.

Përmes komunitetin tonë në Viber/WhatsApp apo rrjete tjera sociale ku ju pranoni mbledhjen, përdorimin dhe ndarjen e informacionit tuaj personal siç përshkruhet në këtë politikë të privatësisë, nenin 1.

1.2 Të dhënat personale tuaja që mblidhen dhe përdoren nga ClickFinance, mund të merren drejtpërdrejt nga ju ose të merren nga burimet e mëposhtme për të verifikuar ose pasuruar bazat e të dhënave tona:

Publikimet / bazat e të dhënave të vëna në dispozicion nga autoritetet zyrtare (p.sh. gazeta zyrtarem Regjistri Kreditor i Kosovës, Administarat Tatimore e Kosovës

Klientët ose ofruesit e shërbimeve;

Uebfaqet / faqet e mediave sociale që përmbajnë informata të bëra publike nga ju (p.sh. uebfaqen tuaj ose mediat sociale); dhe

Bazat e të dhënave të bëra publike nga palët e treta;

ClickFinance mund të ruajë fotografitë e klientëve gjatë procesit të regjistrimit në aplikacionin tonë mobil për verifikimin e identitetit dhe konfigurimin e llogarisë.

2. Rastet Specifike të Mbledhjes së të Dhënave Personale, Përfshirë atë Indirekte

Në rrethana të caktuara, ClickFinance mund të mbledh dhe të përdorim të dhënat personale të individëve me të cilët kemi, mund të kemi ose kemi pasur marrëdhënie direkte, apo klientët e mundshëm.

Për disa arsye, ClickFinance po ashtu mund të mbledh informata rreth jush, ndërsa ju nuk keni marrëdhënie të drejtpërdrejta me ClickFinance. Kjo mund të ndodhë, ne rastin kur punëdhënësi juaj të na japë informata për ju ose detajet e kontaktit tuaj ofrohen nga një prej klientëve tanë nëse jeni, ne rastin e:

Anëtarit te familjes;

Përfaqësues ligjor (me autorizim);

Aksionar i kompanisë;

Përfaqësues i një entiteti juridik (i cili mund të jetë klient apo shitës);

Punonjës i ofruesve të shërbimeve dhe partner tregtar;

Kontaktet personale.

3. Arsyeja dhe Baza Ligjore e Mbledhjes dhe Përpunimin të Dhënave tuaja Personale?

3.1 ClickFinance i mbledh dhe përdorë të dhënat tuaja personale në përputhje dhe për te përmbushur detyrimet e ndryshme ligjore dhe rregullative, por duke mos u kufizuar ne:

3.1.1 Respektimin e ligjeve dhe Rregulloreve te BQK-se te aplikueshme për Institucionet Financiare Jo Bankare edhe financiare në pajtim me të cilat ClickFinance:

Vendos masat e sigurisë me qëllim të parandalimit të abuzimit dhe mashtrimit apo aktiviteteve tjera te ndaluara;

Zbulon transaksione që devijojnë nga modelet normale;

Regjistron, kur është e nevojshme, telefonatat, bisedat, e-mailat gjate komunikimit me ju, etj;

Parandalon Pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit;

Përgjigjet ndaj një kërkese zyrtare nga një autoritet publik, gjykate apo organ tjetër kompetent;

Definon vlerësimin e rrezikut të kredisë dhe kapacitetin tuaj të kthimit te borxhit;

Kryen identifikimin e juaj për çështje sigurie;

Aplikon ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi;

3.1.2. Realizimin e një kontratë me ju ose për të ndërmarrë hapa sipas kërkesës tuaj para lidhjes së një kontrate, këto te dhëna personale përdoren në mënyrë që:

Të ju ofrojmë informata lidhur me produktet dhe shërbimet tona;

Të ju ndihmojmë dhe përgjigjemi në kërkesat/ankesat tuaja si dhe për te krijuar komunikimin me ju;

Të vlerësojmë nëse mund t’ju ofrojmë një produkt ose shërbim dhe në cilat kushte; dhe

Të ofrojmë produkte ose shërbime për klientët tanë (në kontekst të menaxhimit të parasë së gatshme);

për te menaxhuar dhe kryer çfarëdo pagese (përfshire kthimin e kredisë) në lidhje me shërbimet dhe produktet e kërkuara nga ju.

3.1.3 Përmbushjen e interesit tonë legjitim ClickFinance përdorë të dhënat tuaja personale për të shpërndarë dhe zhvilluar produktet ose shërbimet tona, për të përmirësuar menaxhimin e rrezikut dhe për të mbrojtur të drejtat tona ligjore, duke përfshirë:

Dëshminë e transaksioneve;

Parandalimin e mashtrimit;

Trajnimin e stafit tonë;

Menaxhimin e TI, duke përfshirë menaxhimin e infrastrukturës (p.sh.platformat e përbashkëta),

vazhdimësinë e biznesit dhe sigurinë e TI;

Krijimin e statistikave, testeve dhe modeleve të mbledhura për hulumtim dhe zhvillim, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të rrezikut ose përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve ekzistuese apo krijimin e të rejave;

3.1.4 Personalizimin e ofertës sonë përmes:

Përmirësimit të cilësisë së produkteve ose shërbimeve tona financiare;

Reklamimit të produkteve ose shërbimeve që përputhen me gjendjen dhe profilin tuaj, duke bere:

Segmentimin e klientëve tanë dhe klientëve të mundshëm; dhe

Administrimin e një gare, lotarie promocionale, dhurate, konkurrence apo fushate tjetër të ngjashme marketingu dhe menaxhimi të ngjarjes;

Komunikimin për produktet, shërbimet, ofertat, lajmet tona; Shërbimi ndaj klientit, duke përfshirë përgjigjet në pyetjet tuaja;

Përmirësimi dhe personalizimi i përvojës tuaj në uebfaqet dhe aplikacionet tona;

Mirëmbajtja e llogarisë kreditore duke përfshirë administrimin e çdo programi lidhur me besnikërinë ose shpërblimin e klientit;

Përpunimi dhe dhënia e çmimit të fituar nëpërmjet pjesëmarrjes tuaj në lojërat tona promocionale;

Të dhënat tuaja mund të grumbullohen në statistika anonime që mund t’u ofrohen klientëve profesionistë për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e biznesit të tyre. Në këtë rast të dhënat tuaja personale nuk do të zbulohen kurrë dhe ata që pranojnë këto statistika anonime nuk do të jenë në gjendje të konstatojnë identitetin tuaj.

3.1.5 Respektimin e zgjedhjes tuaj nëse kemi kërkuar pëlqimin tuaj për një procesim/përpunim te te dhënave tuaja personale specifik, në raste të caktuara, si: Kur qëllimet e mësipërme të çojnë në vendimmarrje të automatizuar, e cila prodhon efekte ligjore ose që ndikon dukshëm në ju.

Në atë moment, ClickFinance do t’ju informojë ndarazi për logjikën e përfshirë si dhe rëndësinë dhe pasojat e parashikuara të procesimit/përpunimit të tillë;

Nëse ClickFinance duhet të bëjë procesim/përpunimin të mëtejmë për qëllime të tjera nga ato të mësipërme, ClickFinance do t’ju informojmë ju dhe, aty ku është e nevojshme, te marrim pëlqimin tuaj;

Për ndërveprim në rrjetet sociale për qëllime të organizimit të garave.


4. Më kënd ClickFinance Ndanë të Dhënat tuaja Personale?

4.1 Për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura, ClickFinance shpalosë të dhënat tuaja personale, tek:

Ofruesit e shërbimeve që kryejnë shërbime në emrin tonë;

Autoritetet financiare ose gjyqësore, agjencitë shtetërore ose organet publike, sipas kërkesës dhe në masën e lejuar me ligj;

Disa profesionistë rregullativ si avokatët, noterët, auditorët e jashtëm, përmbarues, kompanitë tona të mbledhjes së borxheve.

5. Si mund të Informoheni Për Ndryshimet e këtij Njoftimi për Privatësinë e Dhënave Personale?

Bazuar në ndryshimet e vazhdueshme si ligjore dhe afariste, ClickFinance mund të ketë nevojë të përditësojmë rregullisht këtë Njoftim për Mbrojtjen e të Dhënave. ClickFinance ju ftonë të shqyrtoni versionin më të fundit të këtij njoftimi “online” dhe ClickFinance do t’ju informojmë ju për çdo ndryshim material nëpërmjet faqes sonë të internetit ose nëpërmjet kanaleve të tjera të zakonshme të komunikimit.

6. Për sa Kohë ClickFinance Ruan të Dhënat tuaja Personale?

ClickFinance do të mbajë të dhënat tuaja personale për periudhë më të gjatë nga që kërkohet me qëllim që të jemi në pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi ose ndonjë periudhë tjetër lidhur me kërkesat tona operacionale, lehtësimi i menaxhimit të marrëdhënieve me klientin dhe përgjigja ndaj kërkesave ligjore ose rregullative.

7. Cilat janë të Drejtat tuaja Ligjore dhe Si Mund t’i Realizoni Ato të Drejta?

7.1 Bazuar ne ligjet dhe rregulloret e aplikueshme, ju keni të drejte te informoheni si dhe te:

Të keni qasje në te dhënat tuaja personale: për te marre informata lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe një kopje të të këtyre te dhënave personale te përpunuara;

Të korrigjoni te dhënat tuaja personale: kur mendoni se të dhënat tuaja personale janë të pasakta ose jo të plota, mund të kërkoni që të dhënat e tilla personale të ndryshohen duke na informuar me te dhënat e sakta;

Të fshini të dhënat tuaja personale: të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale, në masën e lejuar nga ligji dhe rregulloret ne fuqi.

Të kufizoni përpunimin e te dhënave tuaja personale: duke kërkuar kufizimin e përpunimit te të të dhënave tuaja personale.

Të kundërshtoni përpunimin e te dhënave tuaja personale: duke kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale, për arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë. Ju keni të drejtën absolute të kundërshtoni përpunimin të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut direkt, që përfshin profilizimin lidhur me një marketing të tillë direkt.

Të tërhiqni pëlqimin tuaj te dhëne për përpunimin e te dhënave personale: ne çdo kohe pas dhënies se këtij pëlqimi për mbledhje dhe përpunim të dhënave tuaja personale,

Të bartni të dhënat tuaja personale: kur zbatohet në mënyrë të ligjshme, ju keni të drejtë të keni të dhënat tuaja personale që na keni dhënë, që ato t’iu kthehen juve apo, kur është teknikisht e mundur, të transferohen tek një palë e tretë.

7.2 Në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme, përveç të drejtave tuaja më sipër, ju po ashtu keni të drejtë të parashtroni një ankesë tek Agjencia Shtetërorë për Mbrojtjen te Dhënave Personalë/Agjencia për Informim dhe Privatësi.

8. Si Mund të Na Kontaktoni?

Nëse keni pyetje ose komente rreth këtij Njoftimi, na dërgoni e-mail-in tuaj ne adresën elektronike në data.protection@clicfinance-rks.com

9.Tërheqja e pelqimit

Ju lutem, jepni të dhëna mbi arsyet e tërheqjes së pelqimit për procesimin e të dhënave personale duke derguar email në adresen elektronike në data.protection@clicfinance-rks.com

2

Pranoj të informohen përmes SMS-it, email-it, dhe të bashkohem në grupet Viber dhe WhatsApp për marrjen e shërbimeve dhe produkteve nga ClickFinance Sh.A.

3

Konfirmoj se nuk jam Person Politikisht i Ekspozuar (PEP).

***  Pëlqimi i personit të ekspozuar politik (PEP).

Sipas nenit 1.33 te Ligjit Nr. 05/L -096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, dhe akteve nënligjore të NJIF-K për PEP, person i ekspozuar politikisht (PEP) konsiderohet personi fizik të cilët janë ose kanë qenë në 12 muajt e fundit të ngarkuar me funksione të larta publike: Ju lutem zgjedhni PO nëse ju apo ndonjë antarë i ngushtë i familjes (prindërit, bashkëshort, fëmijë ose bashkëshort të femijëve) apo edhe bashkëpuntor i ngushtë i juaji në biznes ushtron ose ka ushtruar në të kaluarën ndonjërën nga këto pozita:

  • Presidenti i shtetit
  • Anëtarët e Parlamentit
  • Kryeministri/zëvendëskryeministri
  • Ministrat/zëvendësministrat
  • Këshilltarët politikë dhe shefat e kabineteve
  • Auditorë në Zyrën Kombëtare të Auditimit
  • Anëtarët e bordeve apo mbikëqyrësit e ndërmarrjeve publike
  • Anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore
  • Kryetarët e komunave
  • Gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe Kushtetuese
  • Ambasadorët dhe konsujt
  • Zyrtarët e lartë ushtarakë
  • Anëtarët e këshillave drejtues të subjekteve politike në nivel qëndror
  • Person politikisht i rëndësishëm në organizatë ndërkombëtare.

4

Pranoj përdorimin e Nënshkrimeve Elektronike për të gjitha dokumentet dhe marrëveshjet ligjore me ClickFinance Sh.A.

*** Nënshkrimi elektronik

Nënshkrim elektronik është grup i të dhënave në formë elektronike të koduara, të cilat janë të bashkangjitura ose të lidhura logjikisht me të dhënat e tjera në formë elektronike dhe të cilat përdoren nga klienti dhe shfrytezuesi i sherbimeve për të nënshkruar marrëveshjen e kredisë apo çfaredo dokumenti tjetër ligjor në lidhje me aplikacionin e kredisë përmes postes elektronike ose SMS. Nënshkrimi elektronik është në përputhje me Ligjin Nr. 08/L – 022 të Republikes se Kosovës dhe rregulloren e EU Nr. 910/2014 mbi Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara për Transaksionet Elektronike.

Poashtu:

Unë pajtohem me përdorimin e nënshkrimeve elektronike për ekzekutimin e të gjitha dokumenteve dhe marrëveshjeve ligjore që ndërlidhen me këtë kredi përmes ekranit të celularit.

Unë pranoj dhe pajtohem se përdorimi i nënshkrimeve elektronike është ligjërisht i detyrueshëm dhe ka të njëjtën forcë dhe efekt juridik si format tjera të nënshkrimit siç parashihet me dispozitat e Ligjit Nr. 08/L-022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara për Transaksionet Elektronike.

Unë pranoj të mos ngrejë asnjë kundërshtim për vlefshmërinë ose zbatueshmërinë e nënshkrimeve të tilla elektronike në asnjë gjykatë ose përpara përmbaruesi privat, ose autoriteti të ngjashëm.

5

Autorizoj ClickFinance Sh.A. të qaset në Regjistrin e Kredive të Kosovës për përpunimin e aplikacionit tim të kredisë.

**** Pëlqim për kontroll në regjistrin e kredive të kosovës sipas kërkesave ligjore në fuqi

Me anë të këtij pëlqimi në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë, autorizoj zyrtarët e ClickFinance Sh.A., që në çdo kohë gjatë tërë kohëzgjatjes së ekspozimit kreditor duke përshirë edhe ristrukturimin, të kenë të drejtë të kërkojnë informata nga Regjistri i Kredive të Kosovës, për historinë time kreditore dhe të biznesit/ve për të cilin/at unë jam pronarë i vetëm, ortak, bashkëpronarë apo përfaqësues i ligjor dhe/apo i autorizuar, me qëllim të vlerësimit të besueshmërisë dhe të rrezikut kreditor në lidhje me aplikimin për financim, produktet kreditore ku unë apo biznesi im në cilësi të kredimarrësit/bashkredimarrësit/garantuesit, dhe se këtë pelqim nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Me anë të këtij pëlqimi autorizoj ClickFinance Sh.A. që të mbledh dhe të dorëzoj informacionet kreditore në Regjistrin e Kredive të Kosovës.

6

Pranoj Termat dhe Kushtet e ClickFinance Sh.A dhe konfirmoj që të dhënat e mia personale janë të sakta.

*** Termat dhe Kushtet

Këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme të përdorimit të aplikacionit ClickFinance janë në dispozicion në gjuhën shqipe dhe angleze. Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme zbatohen për të gjithë personat të cilat krijojnë një llogari/profil në aplikacionin ueb dhe mobil ClickFinance përmes të cilit përdoruesit e aplikacionit i qasen shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga ClickFinance Sh.A.

Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme janë efektive nga data 01 Maj, 2024.

ClickFinance Sh.A (më tej referuar si ”ClickFinance”, “Ne”), Institucion Financiar Jobankar, me numër 812127092, dhe adresë Rrugën Tirana PN, Prishtinë, përmes aplikacionit mobil (i referuar në tekst si “ClickFinance App”) ofrojmë shërbimin e ofrimit të kredive (në tekst të referuara si ”Shërbimet e ClickFinance”).

Informacioni për Përdoruesit

Përdoruesi bie dakord të përdorë në mënyrë të përshtatshme ClickFinance App dhe materialet e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi. ClickFinance bën përpjekje për të ofruar informata të sakta, transparente dhe të përditësuara në ClickFinance App, kjo nuk përjashton mundësinë që mund të ndodhin lëshime për arsye objektive. ClickFinance nuk do të jetë përgjegjëse për pasojat, përfshirë dëmet e mundshme, që vijnë si pasojë ose janë të lidhura në ndonjë mënyrë me qasjen tuaj ose përdorimin e këtij app.

Informacioni që gjenden në ClickFinance App ofrohet vetëm për qëllime informative. Ju si një përdorues i ClickFinance App jeni personalisht përgjegjës për interpretimin dhe perceptimin e saktësisë, plotësisë dhe dobishmërisë së informacionit që gjendet në app ClickFinance.

Përdoruesi duhet të përmbahet nga:

  • Përdorimi i paautorizuar i ClickFinance App;
  • Përdorimi i ClickFinance App dhe/ose Përmbajtjes së tij për qëllime të paligjshme ose, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara;
  • Printimi, kopjimi, transmetimi që shkel dispozitat e përcaktuara me ligjin për të drejtat e autorit, ligjin për mbrojtjen e markes tregtare, ligji për mbrotjen e të dhënave personale dhe ligjet tjera;
  • Mos respektimi i të drejtave të pronësisë intelektuale të materialeve të prodhuara nga ClickFinance;
  • Shikimi ose kopjimi i ClickFinance App nuk ju jep të drejta mbi ndonjë material ose softuer.

Neni 1. Juridiksioni i zbatimit të Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme

Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të përdorimit të aplikacionit ClickFinance janë përgatitur në harmoni me legjislacionin e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Europian (për mbrojtjen e të dhënave personale) dhe vlejnë për të gjithë marrëdhënien e biznesit që ju do të lidhni, duke përfshirë por pa përjashtuar në përdorimin e ClickFinance (të gjithë përmbajtjen, funksionet, shërbimet dhe rregullat e tyre).

Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të përdorimit të aplikacionit ClickFinance, së bashku me politikën tonë të rujatjes së të dhënave dhe privatësisë, politikën e ankesave, dhe listën tonë zyrtare të çmimeve, përbëjnë një marrëveshje ligjore ndërmjet ‘’Ju’’ dhe ‘’Ne‘’.

Duke u regjistruar në ClickFinance App Ju i pranoni kushtet e kësaj marrëveshje dhe deklaroni se pajtoheni me to. Nëse Ne e çaktivizojmë llogarinë tuaj për shkelje të kushteve dhe rregullave tona, ju nuk do të mund krijoni një llogari tjetër pa lejen tonë.

Ju nuk mund të transferoni ndonjë nga të drejtat tuaja sipas kësaj marrëveshjeje, duke përfshirë çdo të drejtë tek ndonjë person tjetër. Ju nuk mund të jepni ndonjë tarifë apo ndonjë siguri tjetër mbi çdo mjet financiar që Ne i mbajmë për Ju.

Neni 2. Definicionet

Nënshkrimi Elektronik i Avancuar:vërteton autenticitetin dhe integritetin e dokumenteve dhe transaksioneve elektronike. Ky lloj nënshkrimi përdor teknologji të avancuara dhe sofistikuara për të siguruar identitetin e personit që nënshkruan dhe për të garantuar sigurinë e të dhënave të lidhura me nenshkruesin. Nënshkrimi Elektronik i Avancuar është i lidhur në mënyre unike vetëm me nënshkruesin, identifikon qartë nënshkruesin, përdorë të dhënat për krijimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar cilat janë vetëm nën kontroll të nënshkruesit, është I lidhur me të dhënat që nënshkruan në mënyrë që çdo ndryshim I mëvonshëm të jetë I detektueshëm. Në kuadër të nënshkrimit elektronik të avacuar përdoren certifikatat e sigurisë dhe proceset e vërtetimit të identitetit, që e bëjnë atë një mjet të besueshëm dhe të ligjshëm bazuar në Ligjin Nr. 08/L – 022 të Republikes se Kosovës dhe rregulloren e EU Nr. 910/2014 mbi Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara për Transaksionet Elektronike.

Pranimi i Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme të përdorimit të aplikacionit ClickFinance: nënkupton konfirmimin përmes shënjimit në kuti, që jep përforuesi i aplikacionit ClickFinance gjatë krijimit të llogarisë/profilit në aplikacionin ClickFinance me të cilin konfirmim/pëlqim pajtohet me të gjitha dispozitat e marrëveshjes (Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme të përdorimit të aplikacionit ClickFinance).

Transaksioni elektronik:Veprimtari afariste në mes të dy ose më shumë palëve, e cila kryhet përmes rrjeteve kompjuterike.

Fjalëkalimi: Kod i krijuar nga Klienti me rastin e hapjes së llogarisë apo ndryshimit të tij pas hapjes së llogarisë, për tu kyçur në llogari, për të iniciuar apo konfirmuar një urdhër pagesë, transaksion brenda apo jashtë ClickFinance.

App ClickFinance: Aplikacioni mobil (android, IOs apo në uebsite) i ClickFinance.

Push/SMS:Porosi të shkurtra në telefon

Llogaria CIF:Nënkupton llogarinë apo profilin e krijuar në aplikacionin ClickFinance përmes të cilit përdoruesi do të ketë qasje në shërbimet/produktet e ofruara nga ClickFinance Sh.A.

BQK: Banka Qendrore e Kosovës;

Neni 3. Përmbajtja e Marrëveshjes

Objekt i kësaj marrëveshje është përdorimi i ClickFinance App përmes të cilit Ju do të keni mundësinë për të aplikuar për kreditë e ofruara nga ClickFinance në mënyrë digjitale.

Kur ju të përdorni shërbimet e ClickFinance, informatat për llogarinë tuaj, dhe informacione të tjera të dhëna nga ju transmetohen në formë të koduar.

Neni 4. Regjistrimi për shërbimet e ClickFinance; llogarisë/profilit në ClickFinance dhe aplikimi për Kredi

Ju do të keni nevojë për një telefon të mençur me qasje në Internet në mënyrë që të përdorni shërbimet e ClickFinance përmes App (aplikacionit) ClickFinance. Softueri operativ në telefonin tuaj të mençur po ashtu duhet t’i plotësojë disa kërkesa minimale. Këto kërkesa minimale janë specifikuar në faqen tonë të internetit. Ne ruajmë të drejtën për të ndryshuar kërkesat minimale.

Ju do të duhet të shkarkoni Mobile ClickFinance App nga ofruesi i aplikacioneve tuaja mobile në mënyrë që të filloni regjistrimin, për të bërë një marrëveshje përdorimi me Ne për hapjen e një llogarie/Profili. Pasi të keni instaluar ClickFinance App, Ju do të drejtoheni automatikisht në të gjithë hapat që duhet të ndërmerrni për t’u regjistruar dhe për të krijuar një lidhje midis telefonit mobil dhe ClickFinance App.

Përdersia për regjistrimin e profilit përmes ueb të ClickFinance, ju duhet të kaloni regjistrimin përmes një linku të dedikuar në ueb te ClickFinance që pastaj automatikisht ju drejton në ueb portalin e dedikuar për regjistrim dhe aplikim për kredi. Në të dy rastet, Ju duhet t’i ofroni të gjitha të dhënat e kërkuara në mënyrë që të përfundoni regjistrimin. Ne do të verifikojmë adresën e postës elektronike dhe numrin e telefonit mobil që Ju na e ofroni Ne si pjesë e procesit të regjistrimit.

Ju duhet të pranoni kushtet dhe rregullat tona të përgjithshme të përdorimit të ClickFinance App, në mënyrë që të përfundoni procesin e regjistrimit. Perveç kësaj ju konfirmoni se nuk beni pjesë në listen e klienteve me të cilët nuk bashkepunojmë. Ne ju kërkojmë që Ju të ofroni informatat e nevojshme për të verifikuar identitetin tuaj. Ju pajtoheni të na ofroni Ne të dhënat e kërkuara, fotografi dhe informata. Këtu përfshihen dokumente që konfirmojnë vërtetësinë e informatave, vlefshmërinë e informatave dhe të dhënave të kërkuara.

Në rast se të dhënat personale që ju identifikojnë Ju, ndryshojnë ose skadojnë, Ne ju kërkojmë që të na informoni Ne dhe të ndryshoni të dhënat në përputhje me rrethanat. Në rast se vlefshmëria e dokumentit që Ju keni përdorur për identifikim skadon, Ne ju kërkojmë të paraqisni dokumentet tuaja të përditësuara. Ne rezervojmë të drejtën për të bllokuar qasjen tuaj në ClickFinance App ose për të ndërprerë kontratën me Ju, në qoftë se Ju nuk përditësoni të dhënat tuaja. Nëse informatat tuaja të kontaktit ndryshojnë, Ne ju kërkojmë t’i përditësoni këto të dhëna në App ClickFinance. Ne rezervojmë të drejtën të ju kërkojmë të konfirmoni të dhënat tuaja në intervale të rregullta.

Neni 5. Shërbimet e ClickFinance

Me shërbimet e ClickFinance Ne kemi parasysh të gjitha shërbimet që ju vihen në dispozicion Ju, duke përfshirë, por pa u kufizuar në qasjen e të gjitha produkteve (llojeve të kredisë) përmes përdorimin të ClickFinance App.

Shërbimi i ofruar nga ClickFinance App varet nga:

  1. bashkëpunimi juaj dhe qëllimi; dhe,
  2. lloji i informatave që Ju na i ofroni.

Regjistrimi në aplikacionin ClickFinance ju jep të drejtën vetëm Ju për të përdorur shërbimet e ClickFinance, në pajtueshmëri më kushtet dhe rregullat e përgjithshme të përdorimit të app ClickFinance. Me përfundimin e marrëveshjes për përdorimin e ClickFinance App, e drejta juaj për të përdorur ClickFinance App gjithashtu përfundon.

Edhe pse Ne vazhdimisht përpiqemi të sigurojmë përdorimin e pakufizuar dhe disponueshmërinë e shërbimeve të ClickFinance, Ne nuk ofrojmë ndonjë garanci sa i përket kësaj. Prandaj, ju pranoni që hyrja në shërbimet e ClickFinance mund të kufizohet përkohësisht për arsye teknike (p.sh. keqfunksionime, mirëmbajtje) ose për arsye përtej kontrollit tonë (p.sh. forcë madhore, faj i palës së tretë etj). Ne do të ju informojmë në kohë nëse puna e mirëmbajtjes është e nevojshme dhe se për këtë arsye shërbimet e ClickFinance nuk janë të disponueshme.

Shërbimet e ClickFinance u nënshtrohen disa limiteve të caktuara që ekzistojnë për të ruajtur integritetin e shërbimit. Ne mund t’i rrisim ose zvogëlojmë këto limite në çdo kohë dhe të kërkojmë verifikim shtesë të identitetit dhe informatat për burimin e fondeve për të bërë përcaktime të tilla.

Neni 6. Llogaria/Profili në ClickFinance

Krijimi i llogarisë/profili në ClickFinance do të thotë krijimi i llogarisë përmes të cilës krijohet mundësia e qasjes në shërbimet, produktet, ofertat e ClickFinance.

Për të hapur një llogari/profil në ClickFinance App, ju duhet të jeni një person fizik dhe mbi moshën 18 vjeç.

Ju mund të merrni qasje në llogarinë/profilin në ClickFinance App nga çdo vend por mund të pranoni shërbime nga ClickFinance vetëm nëse jeni rezident në Kosovë.

Ju mund të hapni vetëm një llogari me ne. Ne kemi të drejtë të refuzojmë aplikimin për të hapur një llogari në ClickFinance në bazë të informatave konfidenciale të disponueshme për Ne. Ne nuk jemi të detyruar të ju shpjegojmë arsyet e refuzimit.

Në rast se përdoruesi i ClickFinance App bëhet edhe klient i ClickFinance, përmes ClickFinance App do të ketë qasje në shumën e kredisë e pranuar, planin e pagesave, njofimet e marra nga kredidhënësi etj.

Neni 7. Përdorimi i shërbimeve të ClickFinance, autenticiteti, komunikimi/ndryshimi i informatave, regjistrimi i bisedave telefonike dhe komunikimeve elektronike

I tërë komunikimi me Ju do të bëhet realizohet përmes ClickFinance App (veçanërisht në lidhje me ofrimin e pasqyrave/pagesave të kësteve të kredive), përmes postës zyrtare elektronike info@clicfinance-rks.com, SMS, si dhe mbështetjen tonë të klientit (telefon, bisedë). Detajet tona të kontaktit janë të shënuara në faqen e internetit të ClickFinance. Përdorimi i komunikimit mes nesh do të bazohet në pëlqimin e dhënë nga ju si dhe në rregullat e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë. Ne dërgojmë porosi të shkurtra (Push/SMS) ne aplikacion, postë elektronike (e-mail) apo në numrin e telefonit mobil të dhënë nga Ju. Juve ju kërkohet të mundësoni një shërbim të tillë kur regjistroheni për pranimin e shërbimeve tona. Ju këshillojmë që t’i lexoni rregullisht këto porosi dhe të raportoni menjëherë çdo gabim që mund të vëreni.

Ne do të komunikojmë me Ju në gjuhën shqipe, çdo gjuhë tjetër që ju vihet në dispozicion Ju është mbi bazën e përpjekjeve më të mira. Kjo vlen edhe për këtë marrëveshje: për lehtësinë tuaj Ju mund t’i qaseni një versioni të përkthyer të marrëveshjes në një nga gjuhët e mbështetura nga aplikacioni ynë, megjithatë në rast të mosmarrëveshjes, mbizotëron versioni në gjuhën shqipe.

Ju pranoni dhe pajtoheni që, në mënyrë që Ne të kryejmë shërbimet ndaj Juve, Ne kemi të drejtë të regjistrojmë dhe mbajmë regjistra të komunikimeve telefonike dhe elektronike me Ju, të gjitha në pajtim me rregulloret e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë. E drejta për të regjistruar dhe mbajtur të dhëna të komunikimeve të tilla nuk do të shkaktojë asnjë përgjegjësi për Ne. Këto të dhëna do të ruhen në afatet e përcaktuara me ligjin e zbatueshëm.

Ne kërkojmë nga Ju që të ofroni informatat e nevojshme për të verifikuar identitetin tuaj. Ju merrni përsipër të na ofroni Ne të dhënat dhe informatat e kërkuara, si dhe dokumentet që konfirmojnë vërtetësinë dhe vlefshmërinë e informatave dhe të dhënave të dhëna. Në rast se të dhënat personale që ju identifikojnë Ju, ndryshojnë ose skadojnë, Ne ju kërkojmë të na informoni dhe të ndryshoni të dhënat në përputhje me rrethanat. Në rast se vlefshmëria e dokumentit që Ju keni përdorur për identifikim skadon, Ne ju kërkojmë të paraqisni dokumentet tuaja të ripërtërira. Ne rezervojmë të drejtën për të bllokuar qasjen tuaj në llogarinë ClickFinance ose që të ndërpresim kontratën me Ju, në rast se Ju nuk i përditësoni të dhënat tuaja. Në rast se informatat e kontaktit të tuaj ndryshojnë, Ne ju kërkojmë të përditësoni këtë informatë në ClickFinance App. Ne rezervojmë të drejtën të ju kërkojmë Ju që të konfirmoni të dhënat tuaja në intervale të rregullta.

Ju nuk do të keni mundësinë që t’i ndryshoni vetë informatat e mëposhtme në llogarinë tuaj të përdoruesit: E-mail, numrin e telefonit mobil, adresën e regjistrimit. Ne do të verifikojmë çdo adresë e-mail, numrin të telefonit mobil ose detajet e adresës së regjistrimit të cilat janë ndryshuar. Ne kërkojmë që Ju të njoftoni mbështetjen tonë për klientin për çdo ndryshim të informatave, p.sh. ndërrimi i mbiemrit (martesa).

Ju keni të drejtë të keni qasje dhe të përdorni ClickFinance App në distancë dhe të paraqisni aplikacione duke përdorur mjetet e autenticitetit (vërtetimit) që Ne kemi lëshuar në përputhje me procedurën që Ne kemi vendosur. Porositë që Ju na dërgoni Ne përmes ClickFinance App duke përdorur mjetet e autenticitetit janë detyruese për Ju dhe Ne, dhe kanë të njëjtën forcë ligjore si porositë që kanë një nënshkrim manual në bazë të Ligjit Nr. 08/L-022 për Identifkimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike.

Neni 8. Ankesat

Nëse Ju keni nevojë për informata shtesë apo nuk jeni të kënaqur me ndonjë element të shërbimit që pranoni, atëherë Ju mund të paraqisni ankesën tuaj përmes kanaleve në dispozicion, siç është posta zyrtare elektronike në kujdesi@clicfinance-rks.com, qendrën e thirrjeve të kujdesit për klient apo përmes aplikacionit ClickFinance. Ne do t’i përgjigjemi ankesës tuaj, në posten elektronike (e-mail) tuaj të regjistruar. Një përgjigje e tillë adreson të gjitha pikat e ngritura, brenda një afati të duhur kohor sipas legjislacionit në fuqi.

Ne rast se ankesa është komplekse dhe kërkon më shumë kohë për shqyrtim do t’ju mbajmë Ju të informuar duke treguar qartë arsyet e një vonese në përgjigjen e ankesës, dhe duke specifikuar afatin deri në të cilin do të merrni përgjigjen përfundimtare.

Në rast të dështimit për të zgjidhur një mosmarrëveshje në mënyrë miqësore ose me metoda të tjera jashtëgjyqësore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, mosmarrëveshja do të zgjidhet nga gjykata kompetente sipas ligjit të zbatueshëm.

Neni 9. Mbrojtja e të dhënave dhe rikthimi i të dhënave

Me hyrjen në këtë Marrëveshje, Ju na ofroni Ne pëlqimin tuaj paraprak të shprehur për të mbledhur, përdorur dhe përpunuar informatat tuaja personale dhe zbulimin e informatave për palët e treta, për të përmbushur detyrimet e saj sipas marrëveshjes dhe siç përcaktohet në politikën e privatësisë në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në fuqi.

Ndërsa Ne, rezervojmë të drejtën për të përpunuar dhe ruajtur të dhëna në vendet e Bashkimit Evropian, Ne do ta bëjmë këtë vetëm në pajtueshmëri të plotë me Ligjin në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe privatësisë.

Ne marrim përsipër të kemi masat e duhura për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe të sigurojmë se Ne do të përpunojmë të dhënat personale të përdoruesve tonë vetëm nëse Ne kemi leje ligjore, apo nëse Ju keni dhënë pëlqimin tuaj. Ju do të gjeni detaje rreth mënyrës se si Ne i trajtojmë të dhënat personale, mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e të dhënave në politikën tonë të privatësisë në këtë link.

Të dhënat transmetohen përmes një lidhje të sigurt dhe të koduar në Internet.

Ju mund t’i rishikoni të dhënat tuaja personale në ClickFinance App në çdo kohë. Ju gjithashtu keni të drejtë të kërkoni dhe të merrni informata në çdo kohë në lidhje me ndonjë nga të dhënat tuaja personale që mund të ruhen, burimin e tyre, pranuesit e të dhënave të tilla dhe pse po ruhen.

Ne kemi të drejtë të regjistrojmë dhe mbajmë të gjitha të dhënat tuaja dhe komunikimin me Ju, pa njoftim paraprak, dhe do të zgjedhim në mënyrë të njëanshme mjetet teknike për regjistrimin e të njëjtave. Ne do të regjistrojmë dhe mbajmë të gjitha të dhënat në pajtim me kërkesat e akteve ligjore të zbatueshme dhe politikën e mbrojtjes së të dhënave. Ju pajtoheni që Ne kemi të drejtë t’i përdorim këto të dhëna si dëshmi për mbrojtjen e interesave tona në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në gjykatë.

Në rast se një autoritet shtetëror, sikurse organet e ndjekjes, gjykatat apo autoriteti përkatës tatimor kërkon informata në lidhje me llogarinë tuaj, Ne jemi të detyruar të zbulojmë informatat për Ju dhe llogarinë (të) tuaj(a) me autoritetin përkatës pa pasur nevojë për ndonjë pëlqim të tillë nga ana juaj, bazuar në nenin 22 të Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse një autoritet i tillë kërkon më shumë informata, Ne do t’ju qasemi Ju dhe presim që Ju të jepni informatat e kërkuara menjëherë. Nëse Ju nuk e bëni këtë, Ju pranoni që Ne mund të pezullojmë ose mbyllim llogarinë/Profilin tuaj.

ClickFinance App i dedikuar për mobile mund të merret nga platformat e shitjeve të cilat operohen nga palë të treta (”dyqanet online të aplikacioneve në Appstore dhe Play Store”). ClickFinance App mund të merret vetëm nëse Ju jeni regjistruar së pari në dyqanin përkatës të aplikacioneve. Ne nuk kemi asnjë ndikim në mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave personale nga kompania e palës së tretë e cila operon dyqanin e aplikacioneve që Ju përdorni. Deri më tani, vetëm kjo kompani operuese e palëve të treta është kontrolluesi ekskluziv.

Neni 10. Detyrimi si përdorues

Ju duhet të siguroheni që të dhënat tuaja të qasjes në shërbimet e ClickFinance janë të mbajtura sekret dhe të sigurta. Kjo do të thotë që Ju duhet të mbani të dhënat që nevojiten për të pasur qasje në shërbimet e ClickFinance, nuk duhet të zbuloni këtë informatë, nuk duhet të lejoni ose të mundësoni ndonjë pale të tretë të marrë këtë informatë, dhe duhet të ndërmerrni çdo veprim të nevojshëm për të siguruar që informata e tillë të mbetet e fshehtë, p.sh. duke krijuar dhe ndryshuar rregullisht një fjalëkalim të sigurt i përbërë nga shifra, shkronja dhe karaktere speciale. Ju duhet të siguroheni që telefoni juaj mobil mbahet i sigurt dhe se nuk mund të përdoret nga palët e treta.

Ju mund të konfiguroni vetëm lidhjen teknike për shërbimet ClickFinance duke përdorur kanalet e qasjes (aplikacionin) për të cilat Ju jeni informuar nga Ne.

Ju duhet të siguroheni që e-mail (posta elektronike) mund të dërgohen dhe pranohen në adresën e postës elektronike që Ju ofroni nga momenti i regjistrimit.

Ju duhet të na informoni Ne pa vonesë nëse Ju zbuloni se të dhënat tuaja të qasjes janë humbur, vjedhur, keqpërdorur ose përdorur ndryshe pa autorizimin tuaj. Ju po ashtu duhet të raportoni çdo vjedhje ose keqpërdorim në polici, në kohë. Ju gjithashtu duhet të na informoni Ne në kohë nëse Ju dyshoni se ndonjë person tjetër ka marrë ose ka gjetur informata në lidhje me të dhënat tuaja të qasjes pa autorizimin tuaj, apo është duke i përdorur të dhënat tuaja të qasjes. Kur raportoni humbjen, vjedhjen, ose komprometimin e qasjes suaj ne ClickFinance App, kredencialet apo përdorimin e paautorizuar të ClickFinance App Ju duhet të na ofroni Ne informata të sakta dhe të plota, përfshirë dhe verifikimin e identitetit tuaj, kredencialet tuaja të plota (përveç PIN-it tuaj), informatat për transaksionin, rrethanat që kanë rezultuar në humbje, vjedhje ose komprometim të kredencialeve tuaja, dhe ndihmoni për të siguruar që profili/ llogaria juaj të çaktivizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne mund të kërkojmë deklarata me shkrim dhe vërtetime nga Ju. Ju duhet të merrni masat paraprake përkatëse për të mbështetur të dhënat dhe përmbajtjen e futur, të ngarkuar dhe të ruajtur nga Ju kur përdorni shërbimet ClickFinance në intervale të rregullta dhe duhet të bëni kopjet tuaja mbështetëse për të mundësuar rivendosjen e të dhënave dhe informatave të cilat ishin humbur. Sulmet ndaj funksionalitetit të shërbimeve ClickFinance, siç janë dërgimi masiv i e-mail (postave elektronike (SPAM), përpjekjet për të hakuar shërbimet, sulmet e forcës brutale, përdorimi ose dërgimi i spyware, viruseve janë të ndaluara dhe përdorimi i tyre mund të shërben si bazë në shkëputjen e kontratës.

Neni 11. Shpenzimet

Tarifat për përdorimin e shërbimeve ClickFinance, përfshirë shumën e pagesave, janë të detajuara në ”Çmimoren” në dispozicion në faqen e internetit të ClickFinance. Përveç nëse Ne jemi pajtuar ndryshe, tarifat e deklaruara në ”Çmimoren” zbatohen për të gjitha shërbimet kryesore të renditura.

Ne do të kemi të drejtë të ndryshojmë në mënyrë të njëanshme ” Çmimoren”, duke dhënë një njoftim mbi ndryshimet e tilla një (1) muaj më herët se ” Çmimoren ” të bëhet efektive.

Neni 12. Mbështetja

Asgjë nga përmbajtja e ClickFinance App nuk përbënë këshillë financiare, investive, juridike ose të tjera dhe as nuk duhet mbështetur në to në marrjen e një vendimi për investime apo ndonjë vendimi tjetër. Përpara se të merrni ndonjë vendim për investime, ju duhet të merrni këshilla profesionale nga ekspertët e fushës përkatëse dhe specifike.

Neni 13. Pronësia Intelektuale

Të gjitha palët dhe përdoruesit që hyjnë në ClickFinance App, pranojnë të drejtat e pronësisë intelektuale të ClickFinance. E gjithë prona intelektuale dhe të drejtat e lidhura me materialet, përfshirë por pa u kufizuar në markat, logot, emrat tregtarë, tekstin, imazhet, bisedat, audio dhe video, bazën e të dhënave, softuerin, mbahen nga ClickFinance dhe janë nën pronësinë ekskluzive të ClickFinance.

Qasja në faqen e internetit dhe format e tjera të komunikimit me ClickFinance, në asnjë rrethanë, nuk jep ndonjë të drejte në lidhje me materiale të tilla.

Materiali dhe përmbajtja e vënë në dispozicion ose e zhvilluar nga ClickFinance, duke përfshirë por pa u kufizuar në tekstin, grafikën, logot, imazhet, tabelat, përpilimet e të dhënave, janë pronë e ClickFinance dhe mbrohen nga autoritetet kompetente në Kosova, BE, dhe ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit.

Për më tepër, emri tregtar, logoja, grafika, ikonat, fotografitë dhe emrat e shërbimeve të lidhura të zhvilluara ose të disponueshme përmes ClickFinance janë marka tregtare. Markat tregtare nuk mund të përdoren nga palët e treta pa pëlqimin paraprak me shkrim të ClickFinance.

Përdoruesi pajtohet dhe njeh që të gjitha markat tregtare dhe të drejtat e pronësisë intelektuale në Përmbajtje dhe/ose çdo gjë tjetër të përdorur në ClickFinance App.

Përdorimi, dyfishimi, komunikimi dhe/ose shpërndarja e elementeve të tillë për përfitime ose qëllime tregtare është rreptësisht e ndaluar, siç është çdo ndryshim ose fragmentim i tyre. Për mbajtjen e këtyre të drejtave do të kërkohet pëlqim me shkrim paraprakisht për çdo përdorim tjetër nga ai i lejuar në mënyrë specifike. Nëse ligjet e tilla shkelen, ClickFinance do të ndjek procedura ligjore në autoritetet kompetente për shkelje të të drejtave të markës tregtare dhe pronësisë intelektuale.

Neni 14. Afati dhe Ndërprerja

Marrëveshja për përdorimin e ClickFinance App bëhet efektive në datën që Ju regjistroheni tek Ne dhe lidhet për një periudhë të pakufizuar. Ju mund të na dërgoni Ne një postë elektronike (e-mail) për të ndërprerë marrëveshjen në çdo kohë, dhe me këtë të mbyllni llogarinë/profilin tuaj në ClickFinance. ClickFinance brenda 30 ditën nga pranimi i kërkesës për mbyllje të llogarisë/profilit të përdoruesit do të përgjigjet bazuar në legjislacionin në fuqi në Kosovë.

Ne mund të dërgojmë njoftim me shkrim ose postë elektronike (e-mail) dy (2) muaj përpara për të ndërprerë marrëveshjen e përdorimit me Ju. Marrëveshja po ashtu mund të ndërpritet pa njoftim nga ClickFinance për një shkak të mirë. Një shkak i mirë që do të na lejoj Ne të ndërpresim pa njoftim do të ishte nëse do të ishte e paarsyeshme të presim që kjo marrëveshje të vazhdoj edhe sa i përket interesave tuaja legjitime. Një shkak i mirë do të përfshinte gjithashtu, por nuk do të kufizohej në një shkelje të detyrimit të përshkruar në këtë marrëveshje nga ana e përdoruesit.

Neni 15. Mohimi i garancive dhe përgjegjësisë

Duke hyrë në ClickFinance App, ju pranoni të gjitha kushtet dhe rregullat e përdorimit në fuqi. Përmbajtja e informacionit dhe materialeve në ClickFinance App është vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të mbështetet nga asnjë palë në lidhje me qëllime të tjera. Ju nuk do të keni të drejtë në kërkesa për dëme.

Në nivelin e lejuar nga legjislacioni në fuqi, Ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë humbje apo shpenzime tjera shtesë që Ju i pësoni si rrjedhë e suspendimit të llogarise/profilit apo refuzimit për të ofrimit të shërbimeve/produkteve të specifikuar në këtë marrëveshje. Ne në nivelin e lejuar nga legjislacioni në fuqi, Ne nuk jemi përgjegjës për humbjet apo shpenzimet tjera shtesë që Ju mund të i pësoni si rezultat i gabimeve në ofrimin e informacionit të saktë nga ana juaj.

Kufizimet e deklaruara po ashtu do të zbatohen ndaj përfaqësuesve tanë ligjorë dhe agjentëve të deleguar nëse kërkesat do të hapen ndaj tyre drejtpërdrejtë. Përveç sa përcaktohet në këtë marrëveshje, Ne nuk japim garanci sa i përket shërbimeve të ofruara.

Neni 16. Ndryshimet në kushtet dhe rregullat e përdorimit të ClickFinance App

Ne do të kemi të drejtë që t’i ndryshojmë kushtet dhe rregullat e biznesit tonë në çdo kohë. Ne do t’ju ofrojmë Ju çdo ndryshim të kushteve dhe rregullave të biznesit me postë elektronike brenda një afati të përshtatshëm jo më pak se 30 ditë kalendarike. Në rast se refuzoni ndryshimet në kushtet dhe rregullat e përgjithshme, atëherë Ju mund të ndaloni së përdoruri shërbimet tona. Do të konsiderohet se Ju keni dhënë pëlqimin nëse Ju nuk njoftoni refuzimin tuaj para datës në të cilën është propozuar që ndryshime të tilla të hyjnë në fuqi. Ne do t’i bëjmë referencë të veçantë rëndësisë së pëlqimit tuaj në ofertën tonë.

Neni 17. Ligji qeverisës

Kushtet dhe Rregullate kësaj marrëveshjeje do të rregullohen dhe interpretohen në pajtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe gjykatat e Kosovës do të merren me çdo procedurë ligjore ndërmjet nesh.

Kjo marrëveshje përbën të gjithë marrëveshjen midis Ju dhe Ne në lidhje me Llogarinë/Profilin tuaj në ClickFinance App. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj marrëveshje përcaktohet të jetë e pazbatueshme sipas ligjit në fuqi, dispozitat e tjera të kësaj marrëveshjeje do të mbesin të vlefshme dhe të zbatueshme. Një dështim nga Ne për të zbatuar kryerjen e ndonjë dispozite të kësaj marrëveshjeje nuk do të përbëj në asnjë mënyrë heqje dorë nga Ne nga e drejta jonë për të zbatuar më pas një dispozitë të tillë ose ndonjë dispozitë tjetër të kësaj marrëveshjeje. Ato dispozita të kësaj marrëveshjeje që synojnë t’i mbijetojnë çdo ndërprerje ose anulim të kësaj Marrëveshjeje do të mbesin në fuqi pas ndonjë ndërprerje ose anulimi të tillë.